Mode

Burberry ndalon djegien e mallit stok

Burberry do t'i japë fund praktikës së djegies së rrobave të pa shitura, çantave dhe parfumeve. Gjithashtu do të ndalojë përdorimin e leshit të vërtetë pas kritikave nga aktivistët e mjedisit.

Shtëpia e modes Burrberry në Britani bëri të ditur gjatë këtij se kishte djegur dhjetëra miliona dollarë mallra të pa shitura, por ky lajm solli kritika të ashpra.

Pak ditë më parë kompania tha se do të ndalonte menjëherë djegien e veshjeve të mbetura stok. Në fakt, ky ishte qëllimi për të ruajtur edhe një herë markën e saj. Rrjeti i dyqaneve luksoze Burberry në Britani, zbuloi në raportin e saj vjetor gjatë muajit korrik se kishte djegur rreth 28.6 milion paund, ose rreth 37 milion dollarë veshje dhe kozmetikë.

Burberry është kompania e parë e madhe që publikisht përfundon praktikën e shkatërrimit të produkteve të padëshiruara. Marco Gobbetti, shefi ekzekutiv i saj, tha se shpresonte që këtë praktikë ta ndiqnin edhe market e tjera.

Kjo praktikë u përhap në të gjithë industrinë e shitjes me pakicë dhe të konsumit, e cila është përdorur shpesh si një mbrojtje për të parandaluar që sendet e padëshiruara të vidhen ose të shiten  me një zbritje të konsiderueshme dhe në këtë mënyrë të dëmtojnë etiketat e çmimeve të larta që ata mund të porosisin në zinxhirin e dyqaneve Burrberry.

Markat e tjera luksoze, si Richemont dhe Louis Vuitton janë përballur me akuza për orët dhe çantat e pa shitura, kështu që ato nuk mund të blihen me çmime të reduktuara. Edhe kompanitë si Nike janë përballur me akuza për dëmtimin e qëllimshëm të veshjeve të pa shitura.


Copyright © Gazeta “Si”



Më Shumë