Ka ndodhur

Bulqizë, i vendoset eksploziv automjetit të ish-kandidatit për deputet

Automjetit të Elton Debreshit , i cili kandidoi si i pavarur në zgjedhjet e 25 prillit, i është vënë lëndë plasëse. Policia njofton se të premten (27 gusht), rreth orës 01.00 ka shpërthyer një lëndë plasëse që ishte vendosur në pjesën e pasme të automjetit të Debreshit.

Ngjarja ndodhi në fshatin Dushaj, lagjja "Kodra e Danit". Mjeti tip "Benz" në pronësi të Debreshit ishte parkuar pranë banesës së tij.

Sasia e lëndës plasëse ka qenë e vogël e për pasojë ka pasur vetëm dëme materiale. Policia ka shoqëruar disa persona në komisariat që mund të kenë dijeni për rrethanat e ngjarjes.

Debreshi aktualisht është kryetar i Sindikatës së Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë