Gazeta Si – Një 60-vjeçar është dërguar në spital pa shenja jete ditën e sotme në Bulqizë. Dyshohet se viktima është aksidentuar gjatë punës në një subjekt minerar në Bulqizë.
Sakaq, policia po shoqëron personat përgjegjës, ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e ngjarjes.
Rreth orës 11.30, është dërguar në spital pa shenja jete, shtetasi Zini Murati, rreth 60 vjeç, i cili dyshohet se është aksidentuar gjatë punës në një subjekt minerar, në Bulqizë.
Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e ngjarjes.
Përgjatë këtij viti, janë regjistruar 15 ngjarje tragjike të aksidenteve në punë. Ndërsa 5 raste kanë ndodhur vetëm në muajin maj. Rritja e ndjeshme e numrit të viktimave në punë ka sjellë edhe reagimin e sindikatave.
Në një deklaratë të tyren kërkohet rritja e sigurisë për punëmarrësit, por edhe kërkohet nga autoriteti të reagojnë për të marrë masa me qëllim ndalimin e përsëritjes së rasteve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




