Ka ndodhur

Bulqizë, 29-vjeçari mban peng në makinë përgjegjësin e Zyrës Arsimore

Një 29-vjeçar është arrestuar në flagrancë, pasi është kanosur dhe ka mbajtur peng shefin e Zyrës Arsimore në Bulqizë, me qëllim që t’i rikthente familjarët e tij në vendet e punës.

Policia thotë se në pranga ka rënë shtetasi A.K., banues në Shupenzë, pasi ndaj tij është bërë një kallëzim nga K.K., 52 vjeç. Mësohet se shefi i Zyrës Arsimore në Bulqizë, është mbajtur peng në një automjet për disa orë para se të lirohej.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprat penale “Kanosja” dhe “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit në rrethana lehtësuese”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë