Njerez

Bujaria e Salah, paguan për të gjithë klientët e pikës së karburantit

Që kur u bashkua me Liverpulin, fama e Mohamed Salah ka njohur vetëm rritje me ritme të shpejta. Edhe më parë egjiptiani konsiderohej një nga sulmuesit më të mirë në Europë, por rezultatet e arritura me fanellën e të kuqve e bëjnë atë një beniamin absolut në “Anfield”. Përveç gjërave të bukura në fushë, ai bën të vetën edhe jashtë saj për t’u vlerësuar nga të tjerët. Nga Anglia vjen një histori që tregon bujarinë e lojtarit.

Sipas “Sportbible”, sulmuesi i Liverpulit ka bërë të lumtur shumë persona. Si? Shumë persona kanë mbushur sarbatorin e makinës me benzinë dhe pagesën e ka bërë Salah. Një gjest i vogël, që tregon se egjiptiani është gati t’i ndihmojë njerëzit në çdo moment. Në postimet e njerëzve të ndryshëm në rrjetet sociale shfaqet Mohamed Salah në një pikë karburanti afër qendrës sportive të Liverpulit. Kur ka paguar benzinën për makinën e tij, ai ka paguar edhe për klientët e tjerë që ishin në distributor.

Mohamed Salah me fanellën e Liverpulit. Gazeta Si, 11 qershor 2020

Nuk kanë munguar komentet nga tifozët e Liverpulit për gjestin e kampionit të tyre. “Bravo egjiptianit!”, – shkruante dikush. Ka pasur edhe nga që kanë shprehur keqardhjen që nuk kanë qenë në pikën e karburantit në atë moment: “Sa keq, kalova aty pikërisht dje dhe nuk e takova. Do ta kisha sarbatorin plot!”. Ylli i Liverpulit vazhdon të shkëlqejë, brenda dhe jashtë fushës.

Burimi: Gazzetta dello Sport / Përktheu: Gazeta Si


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë