Media Galeri

Britanikët ‘çmenden’ fundjavën e fundit para izolimit të mundshëm

Britanikët po nxitojnë të shijojnë fundjavën e tyre të fundit përpara Krishtlindjeve, pavarësisht thirrjeve të shkencëtarëve që të jenë të kujdesshëm mes një vale në rritje të Covid.

Ndërkohë që ekspertët kanë paralajmëruar se nevojiten kufizime ‘të ngjashme në shkallë me izolimin kombëtar’ që mund të përfshijnë një izolim total prej dy javësh për të mbajtur nën kontroll Omicron, britanikët janë dyndur nëpër lokale dhe pub-e duke festuar dhe kështu edhe injoruar gjithë thirrjet për kujdes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë