Ngjarje

Britania hap kufijtë për 57 vende, Shqipëria nuk bën pjesë

Britania e Madhe ka publikuar listën me 57 vende që ka hapur kufijtë. në këtë listë, Shqipëria nuk bën pjesë.

Për Shqipërinë dhe vendet e tjera të botës që nuk janë pjesë e kësaj liste, ndalohet kategorikisht udhëtimi, ajror, tokësor apo detar në territorin e Mbretërisë së Bashkuara.

Nga Ballkani, Britania e Madhe ka hapur kufijtë me Serbinë, ndërsa jashtë listës mbeten Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Kosova dhe Bosnje Hercegovina.

Sipas planit të lehtësimit të masave, qytetarët e 57 vendeve që janë pjesë e kësaj liste dhe që hyjnë në Britaninë e Madhe prej 10 korrikut nuk do të kenë nevojë që të qëndrojnë në vetëkarantinimin e detyrueshëm.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë