Shendet

Britania do të ofrojë falas vitaminën D për grupet e rrezikuara

Qeveria britanike ka njoftuar sot se do të sigurojë suplemente falas të vitaminës D për njerëzit në nevojë duke filluar nga janari.

Më shumë se 2.5 milionë qytetarëve britanikë të cilët futen tek grupet e rrezikuara do t'u ofrohet një furnizim falas me vitaminën në përpjekje për t’i mbrojtur nga koronavirusi.

Po ashtu Vitamina D mësohet se do të shpërndahet falas në të gjitha shtëpitë e kujdesit për të moshuarit.

Ekspertët këshillojnë që të gjithë të marrin 10 mikrogramë vitaminë D në ditë midis tetorit dhe fillimit të marsit, veçanërisht të moshuarit, njerëzit që nuk dalin jashtë dhe ata me lëkurë të errët.

Trupi krijon vitaminë D nga rrezet e diellit direkt në lëkurë kur është jashtë, por midis tetorit dhe fillimit të marsit njerëzit nuk marrin mjaftueshëm vitaminë D nga rrezet e diellit.

Për më tepër, për shkak të masave dhe bllokimit të Covid-19, shumë mund të kenë një rrezik më të lartë të mungesës së vitaminës D.

Në një studim i pacientëve të testuar për Covid-19, në Universitetin e Çikagos zbuloi një lidhje midis mungesës së vitaminës D dhe gjasave të infektimit me koronavirus.

Pacientët që kishin mungesë të vitaminës D dhe që nuk u trajtuan kishin pothuajse dy herë më shumë gjasa të prekeshin nga Covid-19 krahasuar me pacientët që kishin nivele të mjaftueshme të vitaminës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë