Bota

Britania “blindon” kufijtë, 5 mijë stërlina gjobë kush ikën jashtë

Kthehet në ligj, masa e ndalimit të vendosur në muajt e fundit për britanikët – për shkak të bllokimit të tretë kombëtar anti-Covid – për të gjithë ata që udhëtojnë jashtë, përveç arsyeve thelbësore dhe të justifikuara siç duhet.

Dënimi, në fakt ishte përfshirë në tekstin legjislativ që shtrinte kompetencat emergjente të lidhura me pandeminë, i paraqitur të hënën në Parlament nga qeveria e Boris Johnson, siç nënvizon shtypi britanik, në përvjetorin e parë të izolimit të parë kombëtar të vendosur në ishull, pikërisht në 23 mars 2020

Ligji parashikon, i shkruar të zezë mbi të bardhë, një  mega-gjobë prej 5,000 paund për këdo që përpiqet të lërë Mbretërinë në ndonjë destinacion të huaj në mungesë të “arsyes së justifikuar”.

Dhe kjo është pjesë e shtrëngimit më të përgjithshëm në kufi (që përfshin gjithashtu karantinën e detyrueshme parandaluese në hotelet e mbikëqyrura për këdo që kthehet përtej Kanalit nga tridhjetë vendet më të rrezikuara), i prezantuar nga qeveria konservatore, në përpjekje për të kufizuar rrezikun e importimit ose ri-importimit të varianteve më të frikshme të koronavirusit.

Një masë parandaluese, e cila vjen pas përpjekjeve për të sjellë në normalitet numrin e vdekjeve dhe shtrimeve në spitale në vend, në muajt e fundit, për shkak të valës së fundit të infeksionit, të nxitur nga i ashtuquajturi, variant “anglez”.

Një valë, që tani po ndizet në shtete të ndryshme të Evropës kontinentale siç është Gjermania.

Kryeministri Boris Johnson dhe ministrat e Brendshëm dhe Shëndetësisë, Priti Patel dhe Matt Hanckock, i kishin cilësuar disa herë si “të paligjshme”, udhëtimet  jo të justifikuara nga nevoja serioze për dhe nga Mbretëria që nga fillimi i bllokimit të tretë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë