Ngjarje

Britani, Parlamenti rrëzon me votë marrëveshjen e Brexit

Marrëveshja mbi divorcin nga BE, e arritur në nëntor nga kryeministrja Theresa May dhe që i siguronte Britanisë së Madhe një dalje të rregullt nga unioni, është rrëzuar në mbrëmje në Parlamentin britanik, pasi 230 deputetë votuan kundër saj.

432 deputetë votuan në total për marrëveshjen, e cila përcakton kushtet e daljes së Britanisë nga BE më 29 mars, ndërsa rezultati i votimit po vlerësohet si humbja më e keqe për një qeveri në historinë britanike. Konservatorët mbështetës të Brexit u bashkuan me partitë e opozitës dhe Partinë e Bashkimit Demokratik për të shkelur qeverinë në “votimin domethënës”, të cilin kryeministrja May e shtyu pak para Krishtlindjes me shpresën e kotë për të fituar terren.

Kjo disfatë e May-t për t’i siguruar Britanisë shmangien e një katastrofe nëpërmjet daljes pa marrëveshje nga BE vjen dhjetë javë para kohës kur vendi parashihet të lërë bllokun.

Një vendim i tillë ka ardhur edhe pse May u kishte bërë thirrje të gjithë politikanëve ta mbështesin marrëveshjen e saj.

Kryeministrja britanike iu adresua deputetëve të Parlamentit, në përpjekjen e fundit të saj për të siguruar mbështetje për marrëveshjen, duke thënë se një referendum i dytë do të krijonte një përçarje të mëtejshme.

Pas votës negative, Theresa May nuk ka ndër mend të dorëhiqet dhe do të presë votën e së martës që vjen për të parë nëse ekzekutivi ka akoma mbështetjen e mazhorancës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë