Dy mutacione të reja të Covid-19, njëra prej të cilave është klasifikuar si "shqetësuese", janë identifikuar në Britaninë e Madhe me disa ngjashmëri me variantin e Afrikës së Jugut dhe atë të Brazilit, tha një grup shkencëtarësh që këshillojnë edhe qeverinë.
Një nga mutacionet e reja, i identifikuar për herë të parë në Bristol, është përcaktuar si "varianti shqetësues", ndërsa tjetri, i identifikuar në Liverpool, është caktuar si "variant nën hetim", sipas një raporti që sjell Reuters.
Ndërkohë, Britania e Madhe ka njoftuar masa drastike për ata që do hyjnë në ishull nga 15 shkurti, kryesisht nga 33 vendet nga Amerika Latine dhe Afrika të cilët do karantinohen për 10 ditë në hotele.
Ndërsa udhëtarët që vijnë nga vende të tjera do duhet të bëjnë dy tampone brenda 10 ditëve të vetëzolimit në Britani, (pa llogaritur një që bëhet nga vendi i origjinës kur nisesh dhe një tjetër sapo mbërrin në ishull). Pjesë e listës së këtyre vendeve me masa të shtuara tamponësh është edhe Shqipëria.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.