Bota

Brexit, Britania e Madhe do të japë 10.000 viza për mungesën e fuqisë punëtore

Mbretëria e Bashkuar do të japë deri në 10,500 viza pune të përkohshme për shkak të mungesës së punëtorëve esencialë.

Kjo është një zgjedhje e papritur në frontin e emigracionit pas Brexit-it, e marrë të shtunën nga qeveria e kryeministrit Boris Johnson.

Vizat tre mujore, të vlefshme nga tetori deri në dhjetor, do t'i përgjigjen mungesës së kamionistëve, por edhe stafit në sektorë të tjerë kryesorë të ekonomisë britanike, siç është kultivimi i shpendëve. Radhë makinash, njerëz që grumbullohen për të mbushur makinat me benzinë ​​dhe stacione shërbimi të mbyllura.

Këto janë imazhet që vijnë nga Britania e Madhe, ku shoferët kanë denoncuar mungesën e karburantit prej ditësh, veçanërisht në zonën e Londrës dhe në jug-lindje të Anglisë.

Në fakt, për shkak të Brexit, dërgesat në automjete të rënda janë ulur. Kjo është vetëm kriza e fundit e një vendi që kujton edhe krizën e pulave, e cila çoi në mbylljen e shumë dyqaneve të zinxhirit ushqimor të “Nandos”, qumështin për frape të McDonald's dhe dysheqeve të kompanisë “Ikea”.

Sidoqoftë, ajo që mungon nuk është vetë benzina, por edhe shoferët e kamionëve, që supozohet se do të sjellin karburantin në stacionet e servisit. Në fakt, duket se rreth 25,000 shoferë kamionësh nga Bashkimi Evropian që u larguan në vitin 2020, nuk janë kthyer kurrë në Britaninë e Madhe, ndërsa 40,000 shoferë janë në pritje të testeve për të qenë në gjendje të ngasin automjete të tonazhit të rëndë.

Ajo që përkeqëson situatën në këtë rast, është edhe fakti që për të transportuar substanca të rrezikshme siç është benzina, kërkohet një licencë tjetër e veçantë.

“British Petroleum”, një nga kompanitë kryesore të karburantit në Mbretërinë e Bashkuar, konfirmon shqetësimin që po përjetojnë britanikët.

Në fakt, sipas gazetës britanike “The Guardian”, BP u detyrua të mbyllte plotësisht disa stacione shërbimi, pasi njëqind të tjera u gjendën pa të paktën një lloj karburanti. Grupi “Esso”, nga ana tjetër, foli për një krizë që prek një "numër të vogël pikash shpërndarjeje".

Një shqetësim, që sipas shoqatës tregtare Logjistike në Mbretërinë e Bashkuar, mund të zgjasë deri në pranverën e vitit të ardhshëm, kur, përmes testeve, do të rikthehet stafi i mjaftueshëm.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë