Arredim

Brenda shtëpisë 4 milionë dollarëshe të Elon Musk

Miliarderi Elon Musk ka vënë në shitje shtëpinë e tij me katër dhoma gjumi dhe tre banja në Los Anxhelos për 4.5 milionë dollarë, njoftoi Forbes.

Shefi ekzekutiv i Teslas fillimisht bleu shtëpinë - e cila është shumë më e vogël se të tjerat - bashkë me ish-bashkëshorten e tij Talulah Riley në vitin 2013 për 3.695 milion dollarë. Duket se Musk ka në plan të fitojë rreth 1 milion dollarë nga shitja e kësaj shtëpie.

Shtëpia është në formë të shkronjës “U”, ku në mes të saj gjendet pishina dhe që të gjitha dhomat janë me pamje nga pishina.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë