Brenda qytetit strategjik ukrainas të rrethuar nga forcat ruse
12:26 - 30 Shtator 2024
Aktualisht janë rreth 16.000 njerëz që jetojnë në qytetin strategjik të Pokrovskut në rajonin lindor të Ukrainës, Donjeck; 177 prej tyre janë fëmijë. Evakuimi i banorëve vazhdon, ndërsa forcat ruse përparojnë. Një vijë mbrojtjeje është duke u përgatitur rreth Pokrovskut, ndërsa ushtria ruse besohet të jetë vetëm disa kilometra larg qytetit. Por, si jetojnë njerëzit në qytetin e vijës së parë të frontit nën granatimet e vazhdueshme ruse? REL sjell fotografitë.
Teksa banorët largohen nga zona… Banorët e zonës vazhdojnë të largohen. Në rrugët jashtë qytetit ka shumë makina me rimorkio të ngarkuara me sende.Njerëz dhe vetura të pakta shihen duke lëvizur në qytetin me rëndësi strategjike për Ukrainën pas thirrjeve për evakuim. Disa njerëz duke pritur të tërheqin para nga bankomati pranë një dege të mbyllur bankare.Taksitë funksionojnë vetëm disa orë në ditë. Tri urat kryesore në qytet janë shkatërruar.Punonjësit e bashkisë tentojnë të punojnë në qytetin që është nën zjarrin e sulmeve.Një mace shihet në një kënd lojërash për fëmijë në Pokrovsk.Rrugët e zbrazëta në Pokrovsk që dikur kishte një popullsi prej rreth 60.000 banorësh.Banorët e Pokrovskut duke u larguar nga qyteti me një automjet. Një veturë duke kaluar pranë mbetjeve të ndërtesave të shkatërruara nga bombardimet.Një burrë në Pokrovsk duke shitur kvas — një pije e fermentuar e bërë nga buka.Në stacionin hekurudhor, një burrë duke përkëdhelur një qen endacak.Një burrë duke shitur fruta dhe perime të kultivuara në tokën e tij para një dyqani të madh të mbyllur në Pokrovsk.Një grua pranë një vitrine me rroba të përdorura…Gratë duke shitur lule dhe perime pranë një dyqani të madh të mbyllur. Në Pokrovsk, të gjitha dyqanet e mëdha dhe qendrat tregtare janë të mbyllura. Vetëm dyqanet e vogla ushqimore mbeten të hapura.Një fëmijë pranë një murali në Pokrovsk.Një adoleshent tërheq një karrocë të vogël me bidonë me ujë pranë një monumenti të një Heroi të Bashkimit Sovjetik, Kirill Moskalenko, i cili ka lindur aty pranë.Për shkak të granatimeve të vazhdueshme ruse, në qytet nuk ka gaz natyror apo ujë. Në disa zona të Pokrovskut, nuk ka energji elektrike.Në rrugët e Pokrovskut ka mbishkrime dhe numra kontaktues për evakuim. Shumica e banorëve të qytetit i kanë dëgjuar thirrjet e autoriteteve dhe janë larguar.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.