Nuk është një aeroport i vërtetë edhe pse dëgjohet zhurma e avionëve që nisen në fluturim dhe e njerëzve që flasin me njëri-tjetrin.
Aeroporti është vetëm 1614 metra katrorë dhe është “Miniatur Wunderland”.
Ky është modeli më i madh në botë në miniaturë, shtëpia jo vetëm e një aeroporti, por edhe kopje të vogla të disa prej destinacioneve më të njohura në botë: Venecia, Machu Picchu dhe Las Vegas, për të përmendur vetëm disa.
I përhapur në disa kate në një ndërtesë të vjetër magazine në Hamburg, Gjermani, Miniatur Wunderland është një mrekulli inxhinierike dhe një nga atraksionet turistike më të dashura të qytetit gjerman.







Miniatur wunderland është vizioni i vëllezërve binjakë Frederik Braun dhe Gerrit Braun. Njëherë e një kohë, binjakët drejtonin një klub nate, por në vitin 2000 njërit prej vëllezërve iu kujtuan trenat që luanin kur ishin të vegjël.
Frederiku kujton se i telefonoi vëllait të tij dhe i tha: “Unë kam idenë më të madhe ndonjëherë”.
“Ne kishim ëndrrën për të ndërtuar një botë shumë të madhe modelesh në fëmijëri, por e harruam këtë ëndërr kur ishim 15 ose 16 vjeç”, tha Gerrit.
Brenda disa javësh, vëllezërit po skiconin idetë. Brenda disa muajsh, ata kishin nënshkruar kontratën e qirasë për një ndërtesë në rrethin portual të Hamburgut.
Sot, është një hapësirë ku çdo njeri që shkon në Gjermani dëshiron ta vizitojë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




