Mode

Brenda laboratorit të xhinseve Levi’s

Duket se një palë xhinse nuk janë vetëm disa copa të qepura së bashku. Për dekada me radhe Levi’s ka menduar se si të krijojnë dizajne të reja. Ndërkohë, është investuar për ta bërë procesin më të shpejtë dhe më të lehtë.

Eureka Lab, kompani me bazë në San Francisko, është vendi ku projektuesit e markës Levi’s, hedhin idetë e reja për krijimet e radhës. Ata përdorin një platformë të re të quajtur FLX.

Në të kaluarën, për të bërë një palë xhinëse duheshin orë pune. Tashmë një person që punon për realizimin e xhinseve duhet të shohë dizajnin dhe të krijojë efektin e synuar. Në Eureka, Levi"s ka automatizuar procesin - duke bërë të mundur që të testojë më shumë dizenjot. Kjo lloj teknologjie gjithashtu hap rrugën për personalizim të produktit.

https://www.youtube.com/watch?v=171B8KNs3lY

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë