Ngjarje

Brazili përfshihet nga një i nxehtë i pazakontë, alarm i kuq në 3000 qytete

Nga Gazeta 'Si'-Alarmi i kuq është aktivizuar në rreth 3.000 qytete në të gjithë Brazilin, si pasojë e një vale ekstreme të nxehti që ka përfshirë vendin.

Rekordet janë thyer në shumë zona duke përfshirë edhe Rio de Zhanieron, ku temperaturat arritën deri në 52.5 gradë Celsius.

Më shumë se njëqind milionë njerëz janë prekur nga kjo valë të nxehti, i cili pritet të zgjasë të paktën deri të premten. Zyrtarët ia atribuojnë atë fenomenit El Nino dhe ndryshimeve klimatike.

Qyteti i Sao Paulos e ka regjistruar një mesatare prej 37.3 gradësh Celsius në mesditën e së martës, ka raportuar Instituti Kombëtar i Meteorologjisë.

“Jam i dërrmuar, është e vështirë. Kur shkoj në shtëpi, bëj dush me ujë të ftohtë, përndryshe nuk mund të zgjohem, sepse jam shumë i lodhur. Është e vështirë edhe të flesh”, tha Riquelme da Silva, 22-vjeçar, për agjencinë e lajmeve AFP

Moti ekstrem po bëhet më i shpeshtë dhe më intensiv në shumë vende të botës për shkak të ndryshimeve klimatike.

Sipas shkencëtarëve, valët e të nxehtit po bëhen më të gjata dhe më intensive në shumë vende dhe kjo pritet të vazhdojë ndërkohë që njerëzit vazhdojnë të lëshojnë gazra serë që ngrohin planetin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë