Ka ndodhur

Braktisi fëmijët për të jetuar me të dashurin, gjendet në Elbasan 26-vjeçarja

Një nënë 26-vjeçare nga Durrësi e cila ishte zhdukur prej një jave është gjetur në Labinot Mal Elbasan.

Kërkimet e Policisë filluan menjëherë pas denoncimit të familjarëve të saj se ajo ishte larguar nga banesa.

“Nga informacionet e grumbulluara si rezultat i veprimeve hetimore të kryera, më datë 27.11.2021, rreth orës 23:30, u bë gjetja dhe kapja e shtetases të shpallur në kërkim A. C., banuese në lagjen Nr. 13, Durrës”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë ka nisur procedimi penal pasi ka braktisur 2 fëmijët e mitur dhe ishte larguar me dëshirën e saj.

“Për këtë shtetase filloi procedimi penal sepse më datë 22.11.2021, ka braktisur 2 fëmijët e mitur dhe ishte larguar me dëshirën e saj duke bashkëjetuar me shtetasin A. K., banues në Labinot Mal Elbasan”, vijon më tej njoftimi.

Policia thotë se materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë