Lojëra me Dore

Brajant, Dankan dhe Garnet, “Hall of Fame” do nderojë tre fenomenët

Një klas special. Ka qenë gjithmonë. Para se Kobi Brajant të humbte jetën në mënyrë tragjike, para se Covid-19 të detyronte shyrjen një vit të ceremonisë të pritur prej shumë vitesh. Nuk ndodh shpesh të shohësh yje si Kobi Brajant, Tim Dankan dhe Kevin Garnet të futen të tre bashkë mes të pavdekshmëve të basketbollit. Janë ata, mbi të gjitha ata, që e kanë bërë special klasin e viteve 2020. Atë që të shtunën do të hyjë në “Hall of Fame”.

Brjant, Dankan dhe Garnet janë yjet, por nuk janë të vetmit të kësaj klase. Me ta janë Rudi Tomjanoviç, trajneri mitik i Rokets kampionë në vitet 1994 dhe 1995. Pastaj legjenda WNBA Tamika Kaçings, trajnerët Kim Mulkei, Barbara Stevens dhe Edi Saton. Dhe drejtuesi historik i FIBA-s, Patrik Bauman.

Dy ditë festimesh të kushtëzuara nga Covid-i. Numër i reduktuar të ftuarish dhe ceremonia e spostuar nga Springfilld, Masaçusets, ku “Hall of Fame” ka selinë e vet, në Unkasvill, Konektikat, 115 km më në jug. Në konferencë shtypi do të flasin të gjithë pjesëtarët e klasit 2020, ose përfaqësuesit e tyre (si Vanesa Brajant, bashkëshortja e Kobit).

Protokolli parashikon që çdo pjesëtar i klasit 2020 do të prezantohet te “Hall of Fame” nga dikush që mes të pavdekshmëve të basketbollit është tashmë. Për këtë, për të pasuruar ceremoninë, ka edhe të ftuar të veçantë si Majkëll Xhordan. Ai do të prezantojë Kobi Brajant, pas kërkesës së Vanesës, pasi të dy ishin si vëllezër. Xhordan do të prezentojë edhe Kim Mulkei. Dankan ka zgjedhur Devid Robinson, me të cilin ka fituar dy unazat e para me Spurs. Garnet ka preferuar Isiah Tomas, që e konsideron si një nga mentorët e tij.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë