Politike

Braçe vazhdon replikat me Ramën për numrin e bagëtive: Nuk numëroj lopë, por besoj hauret bosh dhe dëshmitë

Ish-zëvendëskryeministri Erjon Braçe ka vijuar me replikën e tij drejtuar kryeministrit Edi Rama, mbi shifrat për blegtorinë sipas Ramës dhe sipas Instat.

Në një postim në “Facebook”, deputeti Braçe tregon se për shifrat i është referuar Instat dhe se ai nuk numëron lopët, por ju beson haureve bosh e dëshmive të blegtorëve.

Kjo ishte një përgjigje ndaj fjalimit të Ramës paraditen e sotme, kur shtroi ironikisht pyetjen "ku ikën lopët? Ne prodhojmë 97% të qumështit që konsumojmë".

Deputeti socialist i drejtohet kryeministrit në FB me fjalitë:

 “E para, të gënjesh është mungesë respekti për tjetrin. E dyta, të gënjehs nuk zgjidh problemin dhe kjo nuk shpëton kërkënd, nuk i intereson kërkujt, as bujqëve e as blegtorëve".

Më tej Braçe thotë se Instat i mnerr statistikat nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. Ai sjell si shembull edhe rastin e fshatit Lifaj, ku kanë qenë mbi 2.000 krerë lopë e  tani ka veëm disa qindra.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë