Të gjithë e mbajmë mend sfidën #IceBucketChallenge, e cila bëri bujë pak vite më parë. Ndërsa tani e ka rradhën #BottleCapChallenge, e cila u nis nga Farabi Davletchin, një kampion tae kwon do-je. Prej një jave tashmë, yje nga gjithë bota janë përpjekur të heqin tapat e shisheve, duke filluar me aktorin e njohur të filmave aksion Jason Statham dhe një John Mayer surprizues. Marifeti është një lëvizje e vetme e cila kërkon aftësi dhe saktësi ekstreme. Disa ia arritën ta kryejnë me sukses, disa dështuan.
Sigurisht që qershia mbi tortë s’mund të ishte dikush tjetër përvec modeles Kendall Jenner, e cila e realizoi sfidën nga një motorr uji gjatë pushimeve të saj në Mikonos,Greqi. Nuk kishte si të mungonte as Justin Bieber i cili meriton notën 10 për sfidën e tij, të cilën e hapi me fjalinë “Kjo mund të ishte koka e Tom Cruise”, ku iu referua me shaka zënkës në të cilën ftoi Tom Cruise për t’u ndeshur në fillim të këtij muaji. Disa të tjerë, megjithatë, e humbën shënjestrën : Shikojmë Lizzo-n e cila nuk e prek fare shishen në përpjekjen e saj të parë, pastaj rrëzon të gjithë shishen në të dytën, duke e përhapur ujin kudo madje dhe në një laptop që kishte aty afër. Por, lë t’ia japim meritat fitueses së vërtetë të sfidës Mariah Carey e cila ishte e aftë ta hiqte tapën vetëm duke kapur një notë të lartë me zërin e saj.
Më poshtë janë postimet më të mira të #BottleCapChallenge
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.