Mode

Bottega Veneta zhduket nga rrjetet sociale

Me një pjesë të botës në izolim dhe me njerëzit që po kalojnë çdo ditë e më shumë kohë në rrjetet sociale, shumë marka vendosën që të zhvendoseshin në rrjetet sociale dhe të shpalosnin gjithë krijimet e tyre aty. Por ky nuk është rasti për shtëpinë e modës italiane Bottega Veneta, e cila duket se është zhdukur krejtësisht nga mediat sociale.

Llogaria e markës në Instagram e cila numëronte miliona ndjekës, nuk ekziston më, edhe pse nuk është ende e qartë pse.

Disa po spekulojnë se mund të jetë një marifet publiciteti ose mund të jetë edhe një gabim teknik dhe se llogaria do të rishfaqet shumë shpejt, të tjerët po thonë që drejtori krijues Daniel Lee ka marrë vendimin për të hequr markën nga mediat sociale në mënyrë që të krijojë më shumë zhurmë sesa mund të krijonte duke qenë pjesë e botës dixhitale të mbingarkuar.

Ky vendim do të kishte kuptim duke marrë parasysh shfaqjen e fundit të markës, ku ajo bashkoi një prezantim të vogël, të ngjashëm me një sallon, i cili u mbajt privat për dy muaj, përpara se të dilte si një film dhe libër shoqërues në dhjetor. Në atë kohë, Lee i tha një gazetari në Vogue se ai "nuk beson" në shfaqjet dixhitale të modës.

Që kur Lee mori markën, Bottega Veneta është rritur me shpejtësi në popullaritet me ri-krijimin e markës duke përfshirë Neë Bottega dhe Bottega Nga Daniel Lee, ndërsa të famshëm në të gjithë botën kanë përqafuar modelet dhe punën e Venetes, duke treguar se marka mund të mos ketë nevojë të bëjë reklamë në rrjetet sociale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë