Lojëra me Dore

Botërori i Kinës – Skola show, Argjentina eliminon Francën

Argjentina është finalistja e dytë e Botërorit të Kinës në basketboll për meshkuj. Ekipi amerikano-jugor ka mundur Francën 80-66 në një ndeshje ku Luis Skola ishte një lider i vërtetë, me 28 pikë dhe 13 ribaunde. Ai është 39 vjeç, i vetmi "i mbijetuar” nga gjenerata e artë e basketbollit argjentinas, protagonist kryesor në medaljen e artë në Lojërat Olimpike “Athinë 2004” dhe me pas i medaljes së bronzit po në Lojërat Olimpike “Pekin 2008”.

Luis Skola ishte protagonist absolut edhe në gjysmëfinalen e dytë, Argjentinë-Francë, ku skuadra e tij dominoi ndaj Francës, që kishte eliminuar nga kompeticioni Amerikën. Argjentinasit e kishin ndeshjen gjatë gjithë kohës në dorë dhe nuk e vunë në diskutim kualifikimin. Kështu, në finalen e së dielës, Argjentina do të diskutojë titullin e kampionit të botës ndaj Spanjës.

Para finales, në Pekin do të luhet sfida por vendin e tretë mes Francës dhe Australisë, dy skuadra që kanë bërë një paraqitje shumë të mirë, pavarësisht eliminimit në gjysmëfinale. Titulli i kampionit do të ndahet mes Spanjës së Mark Gasol dhe Argjentinës së Luis Skolës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë