Lojëra me Dore

Botërori i Kinës/ Argjentina e jashtëzakonshme, nxjerr jashtë Serbinë

Në fazën çerekfinale të Botërorit të basketbollit të meshkujve në Kinë, ka ardhur një surprizë e madhe: Argjentina ka eliminuar pretendenten numër 1 të turneut, Serbinë. Skola me shokë kanë kthyer në shtëpi skuadrën e Xhorxheviç. Çerekfinalja e parë, surpriza e parë e madhe. Argjentina ka eliminuar skuadrën favorite për të zbritur nga froni Amerikën. Në gjysmëfinale, argjentinasit do të ndeshen me fituesin e çiftit Amerikë-Francë. Vazhdon aventurën në Botëror edhe Spanja, që ka mundur Poloninë dhe më tej ndeshet me fituesin e çiftit Australi-Çeki.

Argjentinë-Serbi 97-87
“La Generacion Dorada”, ajo e të madhit Manu Zhinobili si simbol, që i dha Argjentinës medaljen e artë olimpike në vitin 2004, ka gjetur pasardhësit e saj. Skuadra e trajnerit Serxhio Hernandez kalon në gjysmëfinale me një kualifikim të bujshëm ndaj Serbisë. Argjentina ishte e mrekullueshme në parket, e frymëzuar nga magjitë e Fakundo Kampaco (18 pikë dhe 12 asiste). Lideri i skuadrës, i pavdekshmi Luis Skola, në moshën 39-vjeçare, ka shënuar 20 pikë dhe është shënuesi i dytë më i mirë në historinë botërore. Serbia vuajti shumë në këtë ndeshje dhe gjatë gjithë kohës. Vetëm në setin e tretë Serbia e kaloi kundërshtarin në 70-68, por ishte vetëm një shkëndijë nga Nikola Jokiç. Finalja e ndeshjes ishte fantastike për Argjentinën, që falë Kampaco dhe Skola ka festuar fitoren e 6-të në 6 ndeshje. Serbia, me shumë lojtarë të talentuar dhe me një Jokiç të jashtëzakonshëm, ka zhgënjyer, duke u eliminuar që në çerekfinale.
Argjentina: Skola 20, Kampaco 18, Garino 15
Serbia: Bogdanoviç 21, Bjelica 18, Jokiç 16

Luis Skola në aksion. Gazeta Si, 10 shtator 2019

Spanjë-Poloni 90-78
Në gjysmëfinale edhe Spanja, që ka mundur Poloninë dhe tani pret e qetë të mësojë kundërshtarin, që del nga ndeshja Australi-Çeki. Riki Rubio ishte i papërmbajtshëm me 19 pikë dhe 9 asiste, duke i hequr Pablo Prixhonit rekordin e asistove në historinë e botërorëve. Spanjollët kanë kaluar pa shumë probleme dhe tani mbeten ndër pretendentët kryesorë për titullin.
Spanja: Rubio 19, Hernangomez 18, Fernandez 16
Polonia: Slauhter 19, Vaczinski 15, Sokolovski 11


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë