Gazeta Si – Zhgënjim për Marcell Jacobs, pas paraqitjes jo fort bindëse të së shtunës në Botërorin e Atletikës, që po zhvillohet në Hungari. Kampioni olimpik ka mbetur jashtë garës finale të 100 metrave në Budapest.
Në gjysmëfinalen e sotme italiani regjistroi kohën 10"05 dhe zurin vendin e 5-të, që nuk mjaftoi për kualifikimin. Në finale shkojnë dy të parët e çdo gjysmëfinaleje dhe dy kohët më të mira absolute. Për Jacobs është e pamundur që të ripeshkohet në finale.
Atleti italian përmirësoi kohën e tij më të mirë sezonale, por vetëm kaq. Ai vjen pas një serie dëmtimesh që kanë kushtëzuar nivelin e tij. Bateria ku konkurroi Jacobs u fitua nga amerikani Noah Lyles, me kohën 9"87. Surpriza ishte vendi i dytë i zënë nga japonezi San Broun, me kohën 9"97.
“E dija që nuk do të ishte e lehtë. Bëra gjithçka që mund të bëja, por më mungonin garat. Mund të qëndroja në shtëpi, por vendosa ta provoja veten deri në fund, nuk kam frikë nga humbjet”, - tha Jacobs pas garës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.