Gazeta Si – Kupa e Botës 2026 – edicioni i parë historik me 48 ekipe dhe i organizuar bashkërisht nga Shtetet e Bashkuara, Meksika dhe Kanadaja – do të mbahet mend për më shumë sesa vetëm 104 ndeshjet e tij apo atraktivitetin transkontinental.
Ky turne do të hyjë në histori si momenti kur fizika sportive dhe inxhinieria elektronike ndryshuan përgjithmonë natyrën e arbitrimit, duke e transformuar topin e ndeshjes në një pajisje plotësisht të lidhur.
Prova përfundimtare e fuqisë së kësaj teknologjie erdhi gjatë raundit të 32-sheve, në një ndeshje luftarake edhe të kontestuar ashpër midis Portugalisë dhe Kroacisë.
Kroacia u eliminua në ’90+13 – Kroacia e Luka Modrić pësoi një humbje të hidhur, u eliminua në kohën shtesë – konkretisht në minutën e 13-të të kohës shtesë – pikërisht kur Joško Gvardiol shënoi atë që dukej si goli i barazimit për ta bërë rezultatin 2-2 dhe për ta dërguar ndeshjen në kohë shtesë.
Ndërsa kroatët tashmë po festonin në fushë, gjyqtari norvegjez Eskås u thirr nga VAR… Pamjet tradicionale televizive (me 50 kuadro për sekondë) nuk arritën të jepnin qartësi të plotë në lidhje me një dyluftime kaotike në zonën e penalltisë: a e preku Matanović topin me kokë përpara se të arrinte te Pašalić – i cili më pas u ndëshkua me pozicion jashtë loje – apo jo? Me sy të lirë, përcaktimi i momentit të saktë të impaktit është i pamundur.
Ishte në këtë moment që një grafikë e pazakontë u shfaq në ekranet televizive anembanë botës: një valë e vogël.
Kjo përfaqëson ‘firmën digjitale’ të prekjes së Matanovic – e padukshme për syrin e njeriut, por e zbuluar nga topi. Goli u anulua dhe Kroacia u dërgua në shtëpi.
“Trionda”: telefoni inteligjent me gozhda – Ylli kryesor prapa skenave të kësaj Kupe Bote, është topi zyrtar i ndeshjes, “Adidas Trionda”.
Emri i tij kombinon spanjishten si “tre valë” (një homazh për tre vendet pritëse dhe “valën” e famshme të stadiumit) dhe paraqet një dizajn poliuretani me katër panele, të lidhur me nxehtësi me gradiente të kuqe, jeshile dhe blu.
Por revolucioni i vërtetë qëndron brenda: “Trionda” është topi i parë në histori që – shumë ngjashëm me një telefon inteligjent – duhet të ngarkohet elektronikisht nëpërmjet induksionit në baza speciale para fillimit të çdo ndeshjeje.
Brenda është e fshehur teknologjia “Connected Ball”, e zhvilluar nga “Adidas” në bashkëpunim me “Kinexon” dhe FIFA; ajo transmeton të dhëna mbi përshpejtimin, rrotullimin dhe trajektoren 500 herë në sekondë (çdo 2 milisekonda).
Të dhënat në kohë reale të dërguara nga topi, kryqëzohen në dhomën e VAR-it me të dhënat e gjeneruara nga 16 kamera gjurmuese të instaluara në stadium.
Këto kamera hartëzojnë pozicionin e topit – dhe 29 pika referimi në trupin e secilit lojtar – 50 herë në sekondë.
Një sistem i Inteligjencës Artificiale përpunon këtë vëllim masiv të të dhënave të kombinuara, duke gjeneruar menjëherë alarme automatike për gjyqtarët e vijës dhe zyrtarët e VAR-it.
Edhe pse vendimi përfundimtar i takon gjithmonë gjyqtarit në fushë – siç demonstrohet nga zgjedhja e gjyqtarit Eskas për të shqyrtuar lojën në monitor – futja e “Trionda”-s ka eliminuar kufirin e gabimit në lidhje me momentet e sekondës së shkurtër.
Futbolli ka hyrë në epokën e saktësisë milimetrike, ku një valë e vogël në një ekran mund të vendosë fatin e një Kupe të tërë Bote.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje