Një studim i pamjeve të tokës natën ka treguar se drita artificiale po bëhet më e fortë dhe po shtrihet gjithmonë e më shumë në mjedis.
Që nga 2014-ta deri në 2018-ën, zona e planetit me ndriçim artificial është rritur me 2.6 për qind në vit. Shkencëtarët thonë se pasojat negative të humbjes së natës po ndihen mbi florën, faunen dhe mirëqënien e njerëzve.
Studimi është publikuar në revistën “Science Advances”. Ekspertët shqyrtuan të dhënat një radiometrave satelitorë të agjencive amerikane e europiane të hapësirës. Radiometrat janë pajisje e të krijuara për të matur shkëlqimin e ndriçimit arficial.
Rritja më e madhe e ndriçimit artificial është regjistruar në vendet në zhvillim, kryesisht në Amerikën e Jugut dhe në Azi. Rritja e këtij ndriçimi fajësohet nga një pjesë e studuesve edhe për rritjen e ankthit e depresionit tek njerëzit, pa llogaritur këtu çorientimin që sjell për insektet dhe shpendët e natës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




