Paniku nga koronavirusi është rritur në mbarë botën, ndërsa shumë vende rritën në mënyrë dramatike përgjigjen e tyre ndaj pandemisë vdekjeprurëse. Deri të premten në mëngjes janë regjistruar 6,729 raste të reja në nivel global, duke e çuar numrin e konfirmuar në 134.317. Numri i vdekjeve gjithashtu u rrit me 351 në 4.968. Fotot e mëposhtme tregojnë copëza nga përditshmëria dhe masat e marra kundër Covid-19.
Tajlandë: Majmunët vërsulen në kërkim të ushqimit në Lopburi, qytet në veri të Bangkokut, ku turistët që ushqejnë zakonisht kafshët kanë qëndruar larg si rezultat i virusit.Greqi: Një kishë në Selanik dezinfektohet.Itali: Punëtorët në kostume dezinfektojnë rrugët në Napoli, ndërsa numri i të vdekurve në Itali – vendi më i goditur pas Kinës – u ngjit nga 827 në 1016.Kuvajt: Njerëzit vihen në radhë në një qendër testimi mjekësor në Hawalli, ndërsa edhe vendi i Gjirit Persik po shkon drejt bllokimit total.Kuvajt: Pacientët presin të paktën dy metra larg njëri-tjetrit për të marrë rezultatet e analizave të tyre.Spanjë: Një çift heq maskat mbrojtëse për t’i dhënë lamtumirën njëri-tjetrit në aeroportin e Barcelonës, pasi Spanja u bë vendi i dytë në Evropë me prekjen më të lartë nga koronavirusi, me 3,004 raste dhe 84 vdekje.Francë: Pasagjerët në aeroportin “Charles de Gaulle” (Paris), pasi SHBA bllokoi fluturimet drejt SHBA. Presidenti francez Emmanuel Macron zbuloi një seri masash urgjente për të ndihmuar Francën të përballojë krizën.SHBA: Zona e pritjes e fluturimeve drejt Japonisë në aeroportin JFK në New York, është bosh pasi kryetari i Bashkisë shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në qytet.Itali: Viktimat Severa Belotti, 82 vjeç dhe Luigi Carrara, 86 vjeç, i kaluan ditët e fundit të jetës së tyre në vetëizolim, në vendlindjen e tyre në Albino, Provinca e Bergamos.Britani e Madhe: Në metronë e Londrës vazhdon përditshmëria, pavarësisht paralajmërimeve se Britania është në të njëjtën trajektore rreziku si Italia.Kinë: Stafi mjekësor dezinfekton pajisjet në një repart që dikur ishte një repart izolimi për pacientët e infektuar nga Covid-19 në një spital në Wuhan, në provincën qendrore të Kinës Hubei.Kore e Jugut: Ushtarët dezinfektojnë rrugët si një masë paraprake kundër koronavirusit në Seul.Japoni: Njerëz me maska në fytyrën ecin përgjatë rrugës tregtare Takeshita në Tokio.SHBA: Presidenti Donald Trump ndaloi të gjitha fluturimet nga Evropa, me përjashtim të Britanisë dhe Irlandës – duke e bërë kufizimin pjesën kryesore të betejës së tij kundër koronavirusit.Belgjikë: Shtëpia e të moshuarve La Cambre – Ter Kameren në Watermaal-Bosvoorde, ku 34 banorë raportohen të infektuar nga koronavirusi, sipas Ministrisë belge të Shëndetit Publik.Belgjikë: Biologu Jerome De Marchin bisedon me një pacient pasi ai i është nënshtruar testimit kundër Covid-19, në Qendrën Spitalore Rajonale në qytetin Liege.Irlandë: Politikani irlandez Taoiseach Leo Varadkar, duke folur nga Washington DC, gjatë një konference për shtyp ku njoftoi se të gjitha shkollat, kolegjet dhe objektet e kujdesit të fëmijëve në Irlandë do të mbyllen deri më 29 mars, si rezultat i shpërthimit të Covid-19.Gjermani: Ministri gjerman i shëndetësisë Jens Spahn dhe kancelarja gjermane Angela Merkel në një konferencë për shtyp mbi përhapjen e koronavirusit në Berlin.Itali: Shatërvani ikonik Trevi (Fontana di Trevi) shfaqet plotësisht i shkretë në Romë. Shumë nga monumentet me famë botërore të vendit janë të shkreta ndërsa vazhdon shtetrrethimi.Iran: Anëtarët e qeverisë me maska gjatë mbledhjes së kabinetit në Teheran.Spanjë: Punëtorët pastrojnë trenat për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, në Metronë e Madridit.Francë: Njësia e re kundër koronavirusit në Spitalin Universitar CHU-Pellegrin në Bordo.Rusi: Qeveria po ndërton me urgjencë një spital të ri të sëmundjeve infektive pranë Moskës për të përballuar çdo shpërthim masiv të koronavirusit.Rusi: Inxhinierët janë duke punuar 24 orë në 24 për të ndërtuar spitalin e ri pranë Moskës, i cili mund të jetë i nevojshëm shumë shpejt.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.