Bota

Bota duhet të marrë masa për shëndetin mendor urgjentisht!

Mjekët psikiatër po përballohen me një të hidhur të madhe.
Shumë njerëz po vuajnë nga shëndeti mendor, nga frika e Covid-19, por ekspertët thonë se pandemia ka nxjerrë në pah një anë të errët të shoqërisë.
Pandemia e koronavirusit është një lloj kataklizme krejtësisht e ndryshme nga çfarë na kishte mësuar rutina, një kërcënim i vazhdueshëm.Njerëzit e ndjejnë vdekjen më afër dhe ky normalitet i ri për shumë njerëz në botë tashmë po ndikon shumë në shoqëri. Më shumë se e kishim menduar. Shënuesi përfundimtar i dëmit mendor nga virusi, thonë disa ekspertë, do të shfaqet në shkallën e vetëvrasjeve të kombit, gjatë këtij viti, por edhe vitet e ardhshme. Efekti i menjëhershëm nuk është aspak i qartë.  Në fakt, mjekët nuk do të dinë për shumë muaj nëse vetëvrasjet do të rriten në 2020, por çdo vdekje duhet të hetohet me kujdes për të përcaktuar shkakun e saj. Ndikimi  i Covid-19 në këto norma bën që të kuptojmë se pasiguria e zgjatur në kohë dhe përsëritja e rrymave të ankthit ndikojnë në vullnetin e njerëzve për të jetuar. 


"Është një eksperiment i natyrshëm, në një farë mënyre. Nuk është vetëm pjesa e ankthit, por edhe distancimi social. Ne kurrë më parë nuk kemi përjetuar diçka të tillë dhr e dimë që distancimi shoqëror lodhet me vetëvrasjen," tha Matthew Nock, një profesor i psikologjisë në Harvard.
Shenjat e para të ndikimit mendor shfaqen tek personat të cilët vuajnë nga ankthi dhe depresioni.

"Kështu ndodh. Unë i shoh të gjitha të këqijat, vuajtjet dhe kam një tendencë të izolohem. Tani, me këtë kërcënim e Covid, po na thuhet të izolohemi dhe të qëndrojmë larg të tjerëve. Është si, ‘Oh, kisha të drejtë gjatë gjithë kohës dhe bota ishte e çmendur.", tha Josh, 35 vjeç, një instruktor kolegji në Karolinën e Veriut, i cili ka menduar më parë se jeta nuk vlente dhe ka tentuar të bëjë vetëvrasje.

Kërkimet e bëra për fatkeqësi natyrore ofrojnë pak udhëzime se si t'i përjetojnë njerëzit këto gjëra. të gjitha studimet që janë kryer gjatë kësaj kohe, kanë qenë mbi të dhënat ekonomike dhe mjekësore, por jo për shëndeti mendor.
Historikisht, humbjet e vendeve të punës, dëbimet dhe zhvendosjet shkaktojnë dëmtime në shëndetin mendor dhe kjo normalisht do të sjellë edhe vetëvrasjet.
"Unë mendoj se gjatë krizës aktuale, vetëvrasja do të jetë më e ulët dhe do të rritet kur të ndjehet ndikimi ekonomik", tha Marianne Goodman, një psikiatre në Departamentin e Çështjeve të Veteranëve, në Bronx.


Ekspertët në studime të ndryshme janë shprehur se këto të dhëna janë të trishta, por të vërteta dhe qeveritë duhet të marrin masa.
Makeda Jones, një psikiatër nga Nju Jorku, tha se një kolege e ka  telefonuar së fundmi sepse vajza e saj adoleshente u përpoq të varte veten.
"Për disa njerëz që nuk kanë mësuar aftësitë për të përballuar ngjarjet e këqija, kjo pandemi i bën ata të ndjehen më të prekshëm dhe jashtë kontrollit," tha  Jones.
Vetëm studimi i kujdesshëm kalimi i një situate të tillë do të përcaktojë nëse frika akute e infeksionit tejkalon efektet e ankthit ekonomik afatgjatë.
“Unë kam qenë ulur me terapistë gjithë jetën time, duke u thënë atyre se bota po digjet, a ka ndonjë gjë që mund të bëj unë? Tani bota është në të vërtetë e rrezikuar, disi dhe unë po përpiqem ta mësoj veten të shoh të mirën dhe të keqen, dhe të shoh se si mund të jem  vërtetë e dobishme,"shtoi Jones.

Burimi: The New York Times. Përktheu: Gazeta "Si"


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë