Ngjarje

Bosi i sushit paguan 3 milionë euro për një peshk ton të kuq!

Një peshk ton i kuq u shit me një çmim rekord prej 3 milionë eurosh (333.600.000 ¥) në ankandin tradicional të parë vjetor të tregut të peshkut të Tokios.

Çmimi i mostrës, prej 278 kg (i shitur për 9,700 euro për kilogramë) dhe i kapur në brigjet veriore të Aomorit, është më i paguari për ton në tregun qendror të Tokios që nga viti 1999. Nuk është e pazakontë që në ankandin e parë arrihen çmime të tilla kur vlera mesatare për kilogram zakonisht është rreth 70 euro.

Ai që fitoi ankandin është manjati i sushit, Kiyoshi Kimura, i cili drejton zinxhirin e famshëm Zanmai Sushi.

Kiyomura ishte ofertuesi më i lartë në shtatë nga tetë ankandet e para të vitit që kanë nisur të mbahen që prej vitit 2011 dhe ishte gjithmonë rekordi i tij i vitit 2013, kur ai derdhi rreth 1.2 milionë euro për një peshk ton.

Biznesmeni 66 vjeçar është i bindur se në këtë mënyrë ai është në gjendje të tërheqë vëmendjen e medias, duke shmangur fushatat e mëdha reklamuese.

"Unë nuk prisja që çmimi të ngrihej aq shumë këtë vit," rrëfeu Kiyomura pas ankandit. "Ne kemi qenë në gjendje të blejmë një ton të shkëlqyer dhe shpresoj që klientët ta çmojnë atë," shtoi ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë