Kosova

Borrell: Sot do të shohim nëse Kurti e Vuçiç do të jenë gati të marrin përgjegjësi

Nga Gazeta ‘Si’-Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka folur në lidhje me takimin e nivelit të lartë mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.

Borrelli ka thënë se është koha për të filluar zbatimin seriozisht të Marrëveshjes në rrugën e normalizimit, ndërsa shtoi se sot do të shohin nëse janë gati kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti Aleksandar Vuçiç të marrin përgjegjësi.

“Është koha për të filluar zbatimin seriozisht të Marrëveshjes në rrugën e normalizimit. Sot do të shohim nëse janë gati të marrin përgjegjësi”, shkroi Borrelli në Twitter.

Tashmë në Bruksel, pas takimeve të ndara, ka nisur takimi trepalësh mes BE-së, Kosovës dhe Serbisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë