Gazeta Si – Boris Johnson u largua nga zyra e Doëning Street me një fjalim lamtumire përpara se të udhëtonte në Balmoral, Skoci, ku do të japë zyrtarisht dorëheqjen si kryeministër para Mbretëreshës Elizabeth për t’ia kaluar stafetën kryeministres së re britanike, Liz Truss.
Para familjarëve dhe mbështetësve, ai përsëriti se ishte krenar për atë që kishte bërë në tre vitet e qeverisjes së tij, duke nënvizuar mbështetjen ushtarake në Kiev kundër Rusisë dhe rënien e papunësisë.






Johnson është shoqëruar me duartrokitje nga bashkëpunëtorët e tij dhe më pas ka marrë “bekimin” e Mbretëreshës para largimit.
Më pas, Mbretëresha Elizabeth II emëroi Liz Truss si kryeministre të Britanisë së Madhe. Truss fitoi dje garën në Partinë Konservatore, duke siguruar postin e lideres së kësaj partie dhe të kryeministres së re të Britanisë së Madhe.
“Mbretëresha priti sot në audiencë të nderuarën Truss dhe i kërkoi asaj që të formonte administratën e re”, tha Pallati Buckingham në një deklaratë.






Sipas pallatit mbretëror, Truss pranoi ofertën e Mbretëreshës dhe “i puthi duart pas emërimit si kryeministre”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




