Nga Gazeta ‘SI’ – Në mbledhjen e ditës së sotme, Bordi i Transparencës ka ulur lehtë çmimin e naftës, që do të shitet 210 lekë për litër me pakicë dhe 198 lekë për shumicën.
Bordi nuk ka ndryshuar çmimin e benzinës duke e lënë në vlerën 173 lekë/litër me pakicë dhe 161 lekë me shumicë.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 9 ora 14.30 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
Që prej nisjes së luftës në Lindjen e Mesme, çmimi i karburanteve në Shqipëri pësoi rritje të fortë duke krijuar nevojën e ringjalljes së Bordit. Paralelisht me Bordin, qeveria ka ngritur dhe disa struktura të Task-Forcës për të kontrolluar zhdoganimet e kompanive të karburanteve, si edhe për të monitoruar çmimet e 80 produkteve në shportën e ushqimeve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje