Treg

Bordi rrit çmimin e naftës dhe të benzinës brenda 24 orësh

Gazeta Si – Bordi i Transparencës, ka vendosur rritjen e çmimit të naftës në 217 lekë për litër, ndërsa për benzinën 164 lekë për litër.

Këto çmime vlejnë për shitjen me pakicë. Sa i përket çmimit me shumicë, për naftën është caktuar të mos tregtohet më shumë se 205 lekë, ndërsa benzina 164 lekë për litër.

Çmimet e reja do të hyjnë në fuqi nga dita e sotme (10 prill), ora 18:00, e do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të caktohen çmimet e reja.

Kështu, vetëm 24 orë më pas, Bordi ka rritur çmimet: nafta ditën e djeshme është shitur me 210 lekë për litër, ndërsa që nga ora 18:00 do të jetë në treg me 217 lekë.

Benzina një ditë më parë u shit me 173 lek për litër, ndërsa sot do të shitet 176 lekë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë