Ka ndodhur

Bombola e gazit djeg banesën në Mirditë, humb jetën 65-vjeçari

Një person ka humbur jetën, pasi banesa në të cilën jetonte është përfshirë nga zjarri pasditen e të hënës në Reps të Mirditës.

Policia tha se si pasojё e shpërthimit të një bombule gazi, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit N.P., 65 vjeç, i cili ka gjetur vdekjen.

Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses kanë shkuar në vendngjarje. Grupi hetimor punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë