Muzike

Bojkotohet Eurovizioni? Ka reagime të shumta për pjesëmarrjen e Izraelit

Bojkotohet Eurovizionin? Reagim pasi Izraeli miratoi pjesëmarrjen në 2024

Nga Gazeta Si - "'Të bashkuar nga muzika' apo të bashkuar duke kryer një gjenocid?" Eurovision po përballet me reagime pasi u miratua pjesëmarrja e Izraelit për vitin 2024.

Izraeli është në listën e vendeve pjesëmarrëse për Eurovision 2024, por sivjet kjo ka bërë që shumë njerëz të bëjnë thirrje që Izraeli të mos lejohet të konkurrojë për shkak të luftës në Gaza. Disa prej tyre po kërkojnë bojkotimin e spektaklit muzikor.

""Të bashkuar nga muzika" apo të bashkuar duke kryer një gjenocid? Izraeli duhet të largohet. E njëjta gjë që ndodhi me Rusinë. Ju jeni duke duartrokitur dhe miratuar dhunën dhe një gjenocid,” është vetëm një nga komentet e ndjekësve në rrjetet sociale.

Pas kritikave në internet, Unioni Evropian i Transmetuesve lëshoi një deklaratë në lidhje me pjesëmarrjen e Izraelit në Eurovizion, duke thënë se aktualisht nuk ka plane ta ndalojë Izraelin nga Eurovision Song Contest.

“Eurovision Song Contest është një konkurs për transmetuesit publikë nga e gjithë Evropa dhe Lindja e Mesme. Është një konkurs për transmetuesit, jo për qeveritë dhe transmetuesi publik izraelit ka marrë pjesë në konkurs për 50 vjet. Për momentin, ka një qëndrim gjithëpërfshirës ndaj pjesëmarrësve izraelitë në garat e mëdha. Eurovision Song Contest mbetet një ngjarje jopolitike, duke bashkuar audiencën në mbarë botën përmes muzikës.”

Duke u përballur me krahasime mes Izraelit që lejohet në konkurs dhe Rusisë që është ndaluar (Rusia u përjashtua nga Eurovizioni në 2022 për shkak të pushtimit të Ukrainës), EBU shpjegoi:

“Në vitin 2022, pas pushtimit të Ukrainës, organet drejtuese të EBU vendosën të përjashtonin Rusinë nga Eurovision Song Contest, ku ata do të konkurronin përkrah Ukrainës. Siç u tha më parë, Eurovision Song Contest është një garë për transmetuesit. Pas shkeljeve të përsëritura të detyrimeve të anëtarësimit dhe shkeljes së vlerave, Rusia u pezullua”.

Suedia do të jetë mikpritëse e Festivalit të 68-të të Eurovizionit në majin e ardhshëm pas fitores së Loreen në Liverpool këtë vit me këngën "Tattoo".

Izraeli e ka fituar konkursin disa herë, në 1978, 1979, 1998, dhe së fundmi në 2018, kur Netta Barzilai fitoi me ‘Toy’ në Lisbonë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë