Ngjarje

Boeing humb sërish në ajër një pjesë avioni

Një avion pasagjerësh i United Airlines humbi gjatë fluturimit një pjesë mbuluese nga pjesa e trupit të një avioni, i cili ishte 25 vjet në funksionim.

Humbja e kësaj pjese nga trupi i avionit u vu re vetëm pas zbritjes së avionit në pistë, një zbritje që nuk u shoqërua me probleme, sipas informacioneve të para. Por gjatë fluturimit nga San Francisco për në Oregon, SHBA, avioni Boeing i tipit 737-800 i shoqërisë United Airlines humbi një pjesë mbuluese nga trupi i i tij. Por mungesa e kësaj pjese u vu re pas zbritjes së sigurtë dhe sipas planit të avionit në Aeroportin Ndërkombëtar, Medford, tha drejtoresha e aeroportit, Amber Jud.

Pjesa e humbur a avionit

Më parë “Rogue Valley Times” kishte publikuar foto ku shihej mungesa e një pjese mekanike. Pjesa e humbur ndodhej në pjesën e poshtme të avionit, aty ku bashkohen krahët e fluturimit dhe trupi i avionit, sipas agjencisë së lajmeve AP. Ky avion ishte prej 25 vjetësh në funksionim.

Avion Boeing 787 Dreamliner i shoqërisë së fluturimit, Latam Airlines, linjë e cila më 12 mars 2024 kreu zbritje pas humbjes së papritur të lartësisë, me lëndime të disa pasagjerëve. Edhe ky rast ende po hetohet, sipas Boeing.

Gjiganti i prodhimit të avionëve, ndodhet nën presion që nga janari, pasi një pjesë e kabinës së një avioni të tipit 737 Max u shkëput në mes të fluturimit mbi shtetin Oregon, SHBA. Sipas autoritetit amerikan të fluturimit, NTSB, pas hetimeve të para në fragmentin e shkëputur nga trupi i avionit mungonin katër vida përforcuese. /dw


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë