Ka ndodhur

Boçi: Për një nxënës “djegin” një shkollë

Deputeti i PD-së për qarkun e Elbasanit, Luciano Boçi ka komentuar në Facebook një fenomen që sipas tij ka ndodhur në Kolonjë në një nga shkollat e kësaj zone.

Bëhet fjalë për shkollën kryesore “Jani Vreto”, njësia administrative Leskovik, ku janë shtuar klasat kolektive.

“Dhe kjo ndodh vetëm për një nxënës më pak, duke i dorëzuar të tjerët drejt një mësimdhënie kaotike, me tema të përziera e me mësuesë ndonëse të mirë, të pa mësuar me mësim kolektiv. Megjithëse shkolla është e investuar, me klasa e hapësira, ngjan që ato 700 milion lekë të hedhura po shkojnë dëm. Ndonëse përfaqësuesit politikë të PS e kishin premtuar publikisht në fushatë moskrijimin e klasave kolektive, sot nxënësit e mësuesit janë brenda tyre në Leskovik. Prindërit e shohin si hakmarrje politike të rezultatit zgjedhor të gjithë këtë katrahurë me fëmijët e tyre”, shkruan Boçi, duke përcjellë edhe disa mesazhe derguar atij për rastin në fjalë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë