Ka ndodhur

Bllokuan autostradën në shenjë proteste, ARRSH rihap kalimin te Pushimi i Shoferit

Pas protestës së banorëve në Lushnje, ARRSH ka nisur çmontimin e barrierrave metalike përgjatë autostradës, duke rihapur kalimin për te Pushimi i Shoferit.

Banorët thonë se ata i kanë propozuar më herët ARRSH ngritjen e një mbi ose nënkalimi, në rast se kërkohet me patjetër vendosja e barrikatës përgjatë autostradës.

Megjithatë hapja sërish e këtij degëzimi u mundëson fermerëve dhe banorëve kalim më të shkurtuar në përditshmërinë e tyre.

Protesta e mbajtur gjatë kësaj të shtune zgjati vetëm 20 minuta, pasi përgjatë autostradës u krijuan radhë kilometrike.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë