Ka ndodhur

Bllokuan aksin Elbasan-Librazhd, procedohen penalisht 3 persona

3 shtetas janë proceduar penalisht pasi bllokuan aksin Elbasan Librazhd.

Policia thotë se shtetasit L. B., 50 vjeç, B. H., 58 vjeç dhe J. Xh., 46 vjeç, banues në Elbasan kanë penguar qarkullimin e mjeteve dhe kanë hequr barrjerat e rrugës të vendosur nga ARRSH-ja, duke i dëmtuar ato.

Po ashtu është proceduar penalisht dhe një shtetase tjetër pasi ka djegur disa barishte në pronën e saj dhe pasi zjarri ka dalë jashtë kontrollit është djegur një sipërfaqe toke me pemë frutore dhe ullinj.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit".


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë