Ka ndodhur

Bllokohen dy mjete lundruese, kryenin manovra të rrezikshme në Ksamil

Gazeta Si - Dy mjete  lundruese “Jet ski”  janë bllokuar ndërsa janë ndëshkuar  me gjobë pronarët e tyre, të cilët kryen manovra të rrezikshme, duke rrezikuar jetën e pushuesve, në plazhin e Ksamilit.

Gjatë muajit korrik, si rezultat i kontrolleve, janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë të rinj secili, 25 drejtues të mjeteve lundruese, kryesisht “Jet ski”, nga të cilat 3 janë bllokuar.

Pas lokalizimit të dy mjeteve lundruese, u ndëshkuan me masë administrative 10.000 lekë të rinj secili, pronarët e mjeteve lundruese, shtetasi E. H., banues në Sarandë dhe shtetasi K. K., banues në Tiranë.

Gjithashtu u bë bllokimi i të dy mjeteve lundruese “Jet ski” me të cilët këta shtetas kryen manovra të rrezikshme, në plazhin e Ksamilit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë