Ka ndodhur

Gjashtë turistë holandezë u bllokuan në Malin e Çikës, njëri prej tyre dëmtoi këmbën

Gazeta Si - Një grup prej 6 turistësh holandezë, të cilët lëshuan gjatë pasdites së të hënës sinjalin SOS nga Mali i Çikës në Vlorë, janë gjetur.

Pesë prej tyre janë në gjendje të mirë shëndetësore, ndërkohë një tjetër është dërguar me urgjencë drejt Tiranës, pasi ka dëmtime në këmbë.

Turisti i dëmtuar, ka qenë duke u hedhur me parashutë, teksa mësohet se është përplasur më pemën dhe më pas është rrëzuar në tokë.

Miqtë e tij kanë lëshuar sinjalin SOS, duke njoftuar autoritetet për incidentin.  

Në ndihmë të tyre u nisën forcat e policisë së Orikumit, por dhe një helikopter i policisë, i cili e ka pasur të vështirë të ulej si pasojë e terrenit të thyer.

Para një javë në Mat, makina me të cilën po udhëtonte një turist francez u përmbys në një rrugë rurale, por ai nuk pësoi dëmtime të rënda.

Ndërsa 10 ditë më parë një çift turistësh polakë, u aksidentuan me motor në Kryebushat të Shkodrës, duke humbur jetën në vend.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë