Ngjarje

Bllokimi i Rinasit, ish-kreu i Aviacionit Civil mohon përfshirjen në protestë

Ish-drejtori i Aviacionit Civil, Petrit Sulaj është lënë i lirë pas shoqërimit prej 6 orësh në ambientet e Drejtorisë së Policisë Tiranë.

Ai është marrë në pyetje nga oficerët e policisë, ku sqaroi rrethanat e komunikimit me kontrollorët e “Albcontrol”, të ndaluar dhe të arrestuar dy ditë më parë, pasi dyshohet se pasur komunikime me ta.

Sipas burimeve, Sulaj ka thënë se ka qenë pro dialogut dhe gjetjes së një zgjidhjeje të përbashkët mes palëve.

Sulaj u shoqërua mbrëmjen e djeshme, pasi numri i tij i telefonit doli tek bisedat e kontrollorëve që gjithashtu u shoqëruan në polici.

Ai ka mohuar të ketë pasur gisht në vendimmarrjen e tyre.

“Nuk kam pasur asnjë rol në këtë vendimmarrje. Kam njohje personale me disa prej kontrollorëve dhe ndaj vijon dhe komunikimin me ta”, është shprehur ai, ndërsa nënvizoi faktin se si ish-drejtor është kundër braktisjes së punës në një sektor kaq jetik siç është hapësira ajrore.

Petrit Sulaj ka ushtruar postin e drejtorit të “Albcontrol” gjatë periudhës kur presidenti aktual Ilir Meta qeveriste me ish-kryeministrin Berisha.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë