Shendet

Bllokimi i qytetit italian tregon efektivitetin e izolimit ndaj COVID-19

Në mesin e shkurtit, një burrë 38-vjeçar në Codogno, një qytet i vogël pak larg Milanos, ishte personi i që rezultoi me koronavirusin e ri në Itali. Reagimi nga autoritetet lokale ishte i shpejtë. Rreth 50,000 njerëz që jetojnë në Codogno dhe qytete aty pranë duhet të qëndronin në shtëpi dhe zona u izolua tërësisht nga pjesa tjetër e Italisë. Tani, tre javë më vonë, edhe pse qeveria italiane ka mbyllur të gjithë vendin, Codogno është pothuajse i “cliruar” nga virusi, duke regjistruar vetëm shumë pak persona të infektuar. Rënia e rasteve të prekura me COVID-19, tregon që masat e marra në të gjithë Italinë dhe Europën kanë funksionuar.
“Përvoja e Codognos, na tregon se distancomi shoqëror i hershëm, ka bërë që të kishte një përhapje më të ulët të rasteve dhe nëse ka një përhapje të ulët, do të ketë më pak vdekje,” tha Melinda Mills, një pedagoge sociologjie në universitetin e Oksfordit.
Kur personi i infektuar shkoi në spital mjekët e pyetën nëse kishte ardhur nga Kina, ai tha “jo”, por ditën tjetër rezultoi që ishte i infektuar. Autoritetet e shëndetit publik italian më vonë gjurmuan se personi i infektuar ishte kthyer nga Gjermania, por më parë kishte qenë në Shangai. Dy ditë më vonë edhe mjekët që kuruan të riun, rezultuan gjithashtu të infektuar. Shumë shpejt spitali u bë qendra e një shpërthimi më të madh se sa vetë Kina, ku shkencëtarët besojnë se kishte origjinën ky virus.
"Kina dukej larg. Por për fat të keq ky virus nuk njeh kufij. E vetmja mënyrë për të mos u infektuar nëse të gjithë qëndrojmë në shtëpi ", tha Ciro Esposito, i cila doli nga spitali disa ditë më parë dhe tani është në izolim në shtëpi

Pasi pacienti i parë Codogno u testua pozitivisht në shkurt, mjekët shpejt e kuptuan se sëmundja kishte filluar të përhapet në rajonin përreth të Lombardisë, përfshirë edhe kryeqytetin Milano. Ndërsa, zona Codogno u shpall shpejt "zonë e kuqe" me forcat e armatosura që mbanin postblloqe për të ndaluar këdo që të dilte ose të hynte në pjesën tjetër të Italisë. Shumica e rasteve janë në Lombardi, ku spitalet nuk kanë shtretër në njësitë e kujdesit intensiv për të trajtuar të gjithë të sëmurët rëndë me Covid-19. Ndërsa banorët e Codogno rrallë largoheshin nga shtëpitë e tyre, në qytetin e afërt të Bergamos, jeta vazhdoi pothuajse aq normale deri në 8 mars. Gjatë asaj kohe, sëmundja u përhap gjerësisht dhe Bergamo tani ka më shumë njerëz me Covid sesa kudo tjetër në Itali, përfshirë zonën Codogno.
“Modeli i infeksionit në këto dy vende tregon se sa ndikojnë kufizimet sociale në përmbajtjen e përhapjes së virusit,” tha Mills.
Rreth dy javë pasi zona e Codogno ishte mbyllur, kështu u mbyll edhe pjesa tjetër e Lombardisë. Dy ditë më vonë, bllokimi u shtri në të gjithë Italinë, një hap drastik që synonte të parandalonte sistemin e kujdesit publik shëndetësor të vendit nga “shkatërrimi”. Ekspertët e shëndetit publik thonë se duhet do të duhen ca kohë që këto masa të kenë një ndikim të dukshëm në të gjithë Italinë, pasi periudha e inkubacionit mund të zgjasë për dy javë. Megjithatë, në Codogno, kurba e koronavirusit tashmë ka filluar të bjerë.

“Qytetarët tanë i ndoqën rregullat me përpikëri. Ne i nxitëm të gjithë të qëndrojnë në shtëpi dhe të vazhdojnë ta bëjnë këtë. Ne jemi thjesht në fillim të kësaj beteje, sigurisht që nuk ka mbaruar, "tha Francesco Passerini, kryetari i Codogno.
Edhe pse shumica e Italisë jeton nën bllokimi, kufizimet mbi Codogno u lehtësuan në mënyrë efektive kur izolimi u shtri në pjesët e tjera të vendit. Pikat e kontrollit përreth zonës janë hequr dhe banorët tani u lejohet të lëvizin për të punuar, nëse nuk mund të punojnë nga distanca. Si pjesa tjetër e Italisë, ata mund të largohen nga shtëpitë e tyre vetëm nëse e kanë të nevojshme.
"Ne jemi të shqetësuar nëse sakrificat tona nuk do të vlejnë. Tani që njerëzit janë në gjendje të lëvizin për punë, si mund të garantojmë që dikush nuk do të infektohet në Milano," tha Passerini.
Pacienti i parë Codogno ishte duke luftuar për jetën e tij deri javën e kaluar, por tani është liruar nga kujdesi intensiv. Ai është ende në spital, por tani mund të marrë frymë më vete. Gruaja e tij shtatzënë, e cila gjithashtu ishte e infektuar, tashmë është shëndosh e mirë në shtëpi./The Wall Street Journal/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë