Ngjarje

Bllokimi i Kapshticës, ambasada jep detajet. 5000 euro gjobë në rast shkelje

Ambasada shqiptare në Greqi ka njoftuar për rregullat e lëvizjes në pikat kufitare me shtetin fqinj përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Nisur nga njoftimi zyrtar i Autoriteteve të Policisë Greke në pikën kufitare Kapshticë, që prej datës 20.11.2020 ora 06:00 deri në datë 04.12.2020 ora 23:59, pika e kalimit Kapshticë do të jetë totalisht e mbyllur për këmbësorët, automjetet, autobusët dhe kamionët si në hyrje ashtu dhe në dalje të Greqisë”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Ndërkohë, lejohet kalimi i njerëzve, automjeteve, kamionëve në Kakavijë. Vetekarantinim i detyrueshëm 1 javë pavarësisht shtetësisë. Ndërsa penaliteti është 5000€ në rast shkelje.

Orari i lëvizjes në Kakavijë do të jetë nga ora 7:00 e mëngjesit deri në orën 23:00 të mbrëmjes. Limiti 750 persona.

Kush hyn në Greqi për nevoja absolute pune dhe del nga territori i saj, nuk ka mundësi më të hyjë deri në përfundim të afatit të vendimit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë