Lajme

Apartamentet stok, Qeveria vendos blerjen edhe mbi koston e ndërtimit

Qeveria ka përcaktuar në mbledhjen e fundit të saj procedurat e blerjes së apartamenteve që do t’i shtohen fondit të banesave sociale që zotërojnë aktualisht njësitë e pushtetit vendor.

Ajo që bie në sy në VKM-në e miratuar është fakti që Qeveria nuk përjashton mundësinë e blerjes së këtyre banesave nga stoku që kanë ndërtuesit me çmim më të lartë se kostoja e ndërtimit të apartamenteve.

Në pikën dy, VKM përcakton se blerja e banesave sociale realizohet kur çmimet e blerjes së tyre janë më të ulta se kostoja e ndërtimit të banesave të reja, ndërsa pika tre thotë se banesat në tregun e lirë që do të bëhen pjesë e fondit publik të banesave sociale mund të lihen mbi koston e ndërtimit.

Miratimi i këtyre blerjeve u lihet në dorë këshillave bashkiakë, vendimeve të Entit Kombëtar të Banesave, kur ky i fundit përdor burimet e veta të financimit dhe me urdhër të ministrit përgjegjës për strehimin.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë