Teknologji dhe Inovacion

Bitcoin u rrit pasi bankave iu kërkua kapital për kriptomonedhat

Vlera e Bitcoin nisi të rritej pas njoftimit nga rregullatorët globalë se bankave që përdorin kriptot do tu merret kapital.

Monedha digjitale më e famshme në botë u rrit me 5.1% duke shkuar në vlerën e 38.250 dollarë.

Njoftimi nga Komiteti i Bazelit është një shenjë që bota e financave po i ndjek kriptot.

Propozimi njofton se rregullatorët po e marrin seriozisht të zgjerojnë mjetet financiare lidhur me botën e monedhave digjitale.

Përsëri u përmend rreziku që ka Bitcoin me luhatshmërinë dhe shfrytëzimin nga individët që pastrojnë paratë.

Gjithashtu, tregu i kriptove u përmirësua pasi El Salvador e legalizoi atë në sistemin e vet financiar.

Burimi: Bloomberg/ Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë