Vrapi i madh i Bitcoin vitin e kaluar nuk ishte si rezultat i një kërkese në rritje të atyre që nuk donin të humbnin trenin e një gare në rritje që ngjante sikur nuk do të përfundonte kurrë .
Por kjo do të prekte, të paktën gjysmën e fitimeve, të një manipulimi të madh, të përqëndruar rreth Bitfinex, një nga platformat më të mëdha tregtare globale të kriptomonedhave dhe Tether, një monedhë e njohur për t’u shkëmbyer me dollarin me një paritet të ngurtë një-me-një.
Plataforma, me degë në Ishujt e Virgjër, është përfolur gjithmonë dhe ka pë rfunduar nën hetimin e Komisionit Commodity Futures Trading pikërisht për transparencën e munguar dhe për dyshimet në lidhje me emetimin e Tether, valutë që duhet të ishte garantuar nga një shumë analoge në dollarë . Një studim i Universitetit të Teksaits, që citohet në një artikull të The New York Times, rigjallëron polemikat duke nisur analizën në detaj të marrëdhënies mes lëvizjeve të Bitcoin dhe emetimit të Tether.
Në thelb të dhënat konfirmojnë dyshimet që kanë qarkulluar prej kohësh në treg. Nga platforma e Bitfinex dilnin llogari blerjeje në Bitcoin e në kriptomonedha të tjera pikërisht në momente në të cilat vlerat dobësoheshin në shkëmbime të tjera. Për të lëvizur tregun përdoreshin Tether, të emetuara dhe të shitura nga vetë zotëruesit e Bitfinex.
Bitcoin në rënie
Dyshimi i vazhdueshëm i autoriteteve është që emetimet nuk po respektonin kushtet e vendosura sipas të cilave për çdo Tether të emetuar, shoqëria emetuese duhet të kishte në dispozicion një dollar në mënyrë që të garantonte në çdo moment konvertimin e plotë të masës monetare të Tether me biletat e gjelbërta. Valutat e krijuara artificialisht përdoreshin për të lëvizur tregun dhe për të realizuar përfitime në llogari të Bitfinex.
Studimi erdhi në momentin e një tregu të dobët tashmë dhe ka kontribuuar që Bitcoin të këmbehet me rreth 6.500 dollarë , jo shumë larg nga minimumi i vitit në muajin shkurt që ishte 6.200. Vitin e kaluar kriptomonedha më e famshme përjetoi rritjen e çmimit në një kulm afër 20,000 dollarëve në mes të dhjetorit nga më pak se një mijë dollarë që shkëmbehej në fillim të vitit.
Provat e siguruara midis rritjeve dhe blerjeve të Bitcoin erdhën vetë nga sistemi blockchain që lejoi studiuesin Amin Shams, nën drejtimin e John Griffin, një profesor i financave në Universitetin e Teksasit, për të verifikuar korrelacionin.
Bitfinex përgënjeshtroi çdo tentativë manipulimi: «Bitfinex e Tether nuk kanë qenë kurrë të përfshirë në ndonjë manipulim të mundshëm të tregut ose të çmimeve – ka thënë Ceo i Bitfinex Jan Ludovicus van der Velde në një deklaratë për shtyp –Emetimet e Tether nuk mund të përdoren për të nxitur rritjen e çmimit të Bitcoin apo çdo valute tjetër a token».
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.