Teknologji dhe Inovacion

Bitcoin do të rrisë sigurinë. Transaksione me shenjë gishti

Bitcoin sapo bëri azhurnimin e parë pas 4 vitesh dhe duket të jetë një ndryshim i madh për mirë që po mbështetet nga të gjithë prodhuesit dhe investitorët.

Azhurnimi i ri quhet "taperoot" dhe konsiston në përmirësimin e sigurisë dhe transaksioneve. Tashmë për çdo transaksion duhet të vendosen shenjat e gishtave të personit që e bën atë.

Në ndryshimin e fundit që bëri Bitcoin të quajtur "lufta e fundit civile" ruante vetëm portofilin virtual dhe nuk i jepte mundësinë askujt tjetër që ta merrte. Tani, ai do të ruajë çdo monedhë specifikisht, përveç portofolit në tërësi.

Nuk do të përkthehet në anonimitet më të madh për adresën tuaj individuale të Bitcoin në bllokun publik, por do t'i bëjë transaksionet e thjeshta të padallueshme nga ato që janë më komplekse dhe përbëhen nga nënshkrime të shumta.

Kontratat inteligjente të Bitcoin, teorikisht mund të përdoren për çdo lloj transaksioni, nga pagesa e qirasë suaj çdo muaj, deri te regjistrimi i automjetit tuaj.

"Taperoot" i bën kontratat inteligjente më të lira dhe më të vogla, për sa i përket hapësirës që zënë në blockchain.

Një mekanizëm i tillë do ta ndihmojë Bitcoin të konkurojë me Ethereum edhe pse Bitcoin është më me vlerë dhe më e famshme, më e sigurta është monedha Etheruem, deri tani të paktën.

Ekspertët janë shprehur optimistë për këtë ndryshim lidhur me sigurinë e lartë të kriptomonedhës.

Ndryshimi  pritet të ndodhë gjatë muajt nëntor. Ekspertët thonë se kjo do të vonojë përshkak të provave që duhet të bëhen që të mos kemi një 2013 të dytë, viti kur Bitcoin u luhat pothuajse në zhdukje.

Burimi: CNBC/ Përshtati: Gazeta "SI"


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë