Mjedis

Bishtat e cigareve po zhdukin bimësinë në Tokë

Sipas një studimi të ri, bishtat e cigareve në tokë pengojnë rritjen e bimëve. Tashmë ky produkt po bëhet i dëmshëm edhe për mjedisin. Studimi i ri u krye nga universiteti Anglia Ruskin dhe zbuloi se prania e bishtave të cigareve në tokë ndikon në mbirjen e bimëve me rreth 27 përqind dhe në gjatësinë e bimës së tërfilit me 28 përqind.

Të dhënat treguan se shumica e bishtave të cigareve përmbajnë një lloj filtri të bërë nga fibra celuloze të quajtur “acetate”, një lloj bioplastike. Por, studiuesit zbuluan se filtrat nga cigaret kishin pothuajse të njëjtin efekt filtri, madje edhe pa toksina shtesë të lëshuara nga djegia e duhanit. Si pjesë e hulumtimit të botuar në revistën “Ecotoxicology and Environmental Safety”, ekspertët morën disa kampionë nga pyje në qytetin universitar të Kembrixhit dhe gjetën se përreth parqeve mund të kishte rreth 128 bishta cigaresh të hedhura për metra katror.
Autorja kryesore e studimit Danielle Green tha se hedhja e cigareve mund të jetë e pranueshme nga shoqëria, pasi njerëzit nuk e kanë aftësinë për të kuptuar dëmet serioze që mund të shkaktojnë për mjedisin. Më tej ai shtoi se pavarësisht se këtë pamje e gjejmë në shumë vende të tjera të botës, studimi i universitetit ishte i pari që tregoi për ndikimin e cigareve tek bimët.

“Ne gjetëm se kishin një efekt të dëmshëm në mbirjen e bimëve të reja dhe gjatësinë e tërfilit. Për shembull, Ryegrass dhe tërfili i bardhë, të dy speciet që kemi testuar, janë të rëndësishme për kulturat e foragjereve për bagëtinë, si dhe që zakonisht gjenden në hapësirat e gjelbra urbane. Këto bimë mbështesin një pasuri të biodiversitetit, madje edhe në parqet e qytetit dhe tërfili i bardhë është ekologjikisht i rëndësishëm për pollinatorët dhe për fiksimin e azotit,” shtoi ai.
Ajo tha se filtrat do të duan vite, për të mos thënë dekada për t’u dekompozuar. Një nga ekspertët që morën pjesë në studim, Bas Boots u shpreh se megjithëse nevojitet punë e mëtejshme, “ne besojmë se është përbërja kimike e filtrit që po shkakton dëmtimin e bimëve”.

“Shumica janë bërë nga fibrat e celulozës acettate dhe kimikatet shtesë që përmbajnë plastikë më fleksible të quajtur plasticizrs,” shtoi ai.
Ekspertët theksojnë se ndëshkimet mjedisore duhet të shtohen. Pavarësisht që mbetjet janë një vepër penale, hulumtimet nga organizata e mjedisit “Keep Britain Tidy” tregojnë se vetëm 10 përqind e duhanpirësve e konsiderojnë hedhjen e bishtave të cigares si mbetje.
Allison Ogden Newton, shefi ekzekutiv i organizatës u shpreh se bishtat janë toksike dhe plastike, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.
“Tani e dimë se ky produkt po ndikon më së shumti edhe në jetën e bimëve, kështu që ësht koha të jemi më të përgjegjshëm,”shtoi ajo. /BBC/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë